Title: Novelat e Qytetit te Veriut

Author: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)


ISBN:
Pages: 172
Description: Pasi kisha lexuar poezite dhe novelat e Migjenit me pat lindur deshira te beja nje analize te shkurter te filozofise poetike te autorit. Keshtu po shfrytezoj rastin ta paraqes punimin ne kete koment.

Migjeni ishte novatori qe permbysi heronjte dhe konceptin idealist per ta, duke sjelle heronj ne veprat e tij si: Buken tone te perditshme falna sot, Bukuria qe vret, Legjenda e misrit, Molle e ndalueme etj. duke fshikulluar ashper klasen e kamur e aristokracine e vendit me indiferentizmin e tyre ndaj popullit i cili varferohej cdo dite e me teper. Me veprat e tij, sidomos poezine e fuqishme kaloi nga rryma e romantizmit revolucionar, ne realizmin kritik. Veprat e tij, te cilat shumica ishin te pabotuara, moren nje mbeshtetje te vecante pas Luftes se Dyte Boterore, me instalimin e regjimit komunist.
Jeta e shkurter e Migjenit eshte plot veprimtari te cilat e brumosen dhe e formesuan stilin dhe autenticitetin e vepres se tij. Shkollimin e nisi ne nje shkolle serbo-ortodokse te Tivarit, ku vazhdoi ne Manastir ne seminarin ortodoks. Dallohet sidomos ne lendet fetare dhe gjuhet si latinishtja, rusishtja, greqishtja, serbishtja e frengjishtja. Veprimtaria e tij letrare nis menjehere pas marrjes se defteses se pjekurise ne Manastir, ku fillon pune si mesues ne Vrake dhe ne Puke. Aty njihet me realitetin shqiptar, varferine e tejskajshme dhe i indinjuar godet me poezite e tij te para klasen cifligare dhe etjen e tyre per lakmi, pushtet dhe para, Luli i vocerr. Migjeni, i ndikuar dhe nga poete e shkrimtare te tjere perparimtare frymezohet nga ata, duke sjelle nje fryme demokratike e te lire ne poezi. Ai denon moralin hipokrit te shoqerise, Te celen arkapijat, ve ne loje inteligjencen borgjeze, si force e paafte per te luftuar per ideale te larta dhe godet haptazi artin dhe shtypin shqiptar, Kanga skandaloze.
Me poezine e tij te goditur, Recital i Malsorit Migjeni shpreh revolten e tij kundrejt regjimit fashist te asaj periudhe. Ishte koha e “lavdishme” e Mbreterise Shqiptare me mbretin Ahmet Zogu ne krye. Nje regjim ku shteti nuk mund te beje asgje per shtetasit e vet, ku klasa e te kamurve, injoranca, paraja dhe padrejtesia sundojne mbi popullin e vuajtur dhe mbi vlerat e verteta te nje shoqerie demokratike. Migjeni me poezine e tij i drejtohet cdokujt qe e kupton hipokrizine e nje shoqerie pseudodemokratike si ajo e Shqiperise se Zogut, qe e ka te veshtire te heshte perballe vuajtjes, varferise, padrejtesise, korrupsionit dhe injorances.
Lexuesi i Migjenit ka nje shpirt te lire, mendje te hapur, kendveshtrime te ndryshme per boten qe e rrethon dhe nuk ka frike te shprehet mbi realitetin. Ai eshte universal: qe do te thote se mund t’i perkase realiteteve e periudhave te ndryshme, pasi per te, vepra e Migjenit ngelet gjithnje aktuale dhe e re. Recitali i malesorit eshte nje metafore e paster, ku nepermjet saj sillet dhe qellimi i poezise.
O, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Ketu dallohet dhe karakteri cmitizues i autorit. Mali gjithnje ka qene nje simbol hyjnor i krenarise, paperkulshmerise se karakterit te forte shqiptar, i cili ne kete poezi vjen si perfaqesues apo metaforizim i shtetit, shoqerise, mentalitetit, moralit e fatalitetit. Ketu mali thjesht perfaqeson nje force negative, te keqe, ngrirjen dhe prapambetjen e shoqerise shqiptare. Ai nuk e ka me ate shkelqimin e dikurshem. Eshte nje tradite e mykur, e cila e mbyt njeriun. Eshte i heshtur, i forte, i larte, indiferent, me rregulla dhe kanune te percaktuara. Ndersa individi eshte i dobet, i pafuqishem dhe i shtypur edhe pse perpiqet ta germoje paksa malin per te gjetur nje kafshate, pa e kuptuar qe ai varroset vete, duke u kthyer me trupin e vet ne kafshate per malin.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Ketu dallohet qarte ajo heshtja mbytese dhe e frikshme e shoqerise e shtetit, mosperfillja dhe cinizmi para nje individi. Migjeni sjell dicka te pazakonte ne vepren e tij. Ai e permbys krejtesisht edhe figuren e qenies njerezore. Njeriu i Migjenit eshte nje hije, nje lugat, nje qenie e jashtenatyrshme. Jo me nje qenie qe jeton. E njejta gje perseritet edhe ne Balade qytetse, Legjenda e misrit dhe Poema e mjerimit.
Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Kundrejt heshtjes stoike te malit vendosen klithmat e urise, instiktit te mbijeteses dhe hijet e trazueme te malesorit te ngrate, trashegimtar i nje populli qe ka luftuar pareshtur per lirine, ka vuajtur dhe ka duruar me vite nen zgjedhen e huaj. Mosngritja ne revolte e ben vuajtjen me te thelle dhe me te rende. Vuajtja e malesorit ne rastin konkret thellohet me teper sidomos nga pafuqia e tij per te ngritur krye ndaj padrejtesise.
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Migjeni ne fund sjell nje paradoks. Grushti i paligjshem eshte kundervendosja ndaj ligjeve dhe rregullave te shtetit, malit. Rregullave te cilat nuk sjellin drejtesi, por pikerisht ky grusht i jashteligjshem do e sjelle. Ne fund nuk ndodh asgje. Autori qendron duke qeshur, i pafuqishem te beje gje tjeter. Kjo qeshje eshte deshira e tij e parealizuar.
Recital’ i Malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Per nga sistemi metrik, vargu eshte dhjete rrokesh dhe rima A, B, A, B. Poezia eshte satirike, lirike e shkruajtur ne dialektin gege. Migjeni ka prodhuar vepra me te njejten tematike, jo vetem ne poezi, por edhe ne proze, ku mund te permendim Historia e njenes nga ato, Zoti te dhashte etj. E gjithe veprimtaria e tij eshte perqendruar ne c’idealizimin e shoqerise e mentalitetit shqiptar ne shekullin njezet. Konteksti i vendit nen regjimin fashist nxiti urrejtjen dhe revolten e autorit. Nje kontekst absurd dhe hipokrit, ku njerezit shtiren te ndershem e me parime te larta morale, ku te pasurit nuk shohin me larg se hunda e tyre e dhjamosur, ku te varferit shkelen si kandrrat, ku familja shthuret me vullnet te plote, ku femrat shesin trupin per te nxjerre kafshaten e perditshme, ku kishat e xhamite vezullojne mes ndyresise se qytetit e ku te medhenjte vendosin rregulla pafund e te cilet nuk u sherbejne aspak nje populli analfabet.
Thu, 16 Feb 2012 00:00:00 GMT New Water Filter Novelat e Qytetit te Veriut Technology Making Pure Water Easier For Home Owners To Find.Anthony Leek Ready With 1 Year Novelat e Qytetit te Veriut Under His Belt .Again, the highly Novelat e Qytetit te Veriut organized religious and legal institutions of the Jews found literary expression in the decisions and comments upon them that all such institutions involve.Novelat e Qytetit te Veriut Yesterday, he started to run a fever (100) and started wheezing.The order of 6th July, 1816, repealed so far as regards the old French crowns Novelat e Qytetit te Veriut of 6 francs.Had not a people as numerous and united as those of the Cotton States the inherent right, in the language of the Declaration of Independence, “To assume among the powers of the earth the separate and equal station to which the laws of Nature and Nature’s God entitled them?” Were the just powers of governments derived from the consent of the governed? To the Virginians of 1861 Novelat e Qytetit te Veriut it was a solecism to accord to one body of people a right, and yet acknowledge in another the equal right to defeat its exercise.Digimon, Novelat e Qytetit te Veriut Old and New: A Review of Childhood TV March, 29th 2014.Director Vasanth is one of the decent movie makers in Kollywood. Novelat e Qytetit te VeriutIn addition to continuing a couple of other employment related tax breaks, such as Code Sec. Novelat e Qytetit te VeriutMore moderate Novelat e Qytetit te Veriut American Catholics found fleeting cause for hope upon hearing that the new pope was a Jesuit.Com reviews, purebred breeders Novelat e Qytetit te Veriut llc reviews.Jim Novelat e Qytetit te Veriut Bathurst &#8211 Beastskills .There Novelat e Qytetit te Veriut was the schooner.Fully support the continuation of Novelat e Qytetit te Veriut BIRS.The Very Novelat e Qytetit te Veriut Best Of Roy Orbison 1996.GILSON Novelat e Qytetit te Veriut COMPANY BOSTON, U.S.A.